Për shtatë vite Maqedoninë e kanë lëshuar 1207 mjekë

0
107

Në shtatë vitet e fundit Maqedoninë e kanë lëshuar 1207 mjekë. Shumica prej tyre kanë qenë mjek të rinj deri 35 vjet, moshë e cila konsiderohet si më produktive në mjekësi.

Këto të dhëna sot i prezantoi Klubi i Mjekëve të Rinj, në bazë të analizave dhe anketave që kanë realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thanë se studentët të cilët studiojnë mjekësi kanë treguar interesim të madh për mësimin e gjuhës gjermane, si fazë fillestare për kompletimin e shpërnguljes nga Maqedonia ose vazhdimin e studimeve jashtë vendit.

Qëllimi ngjarjes së sotme që u organizua nga Klubi i Mjekëve të Rinj, ishte rritja e pjesëmarrësve të mjekëve të rinj në procesin e reformave në sistemin shëndetësor.

SHARE