Përfitimet shëndetësore që i sjell shafrani

0
196

Shafrani mund të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë.

Shumë studime të rëndësishme tregojnë për përfitimet shëndetësore që i sjell xhenxhefili në trup dhe në tru.

Shafrani me vite të tëra është përdorur në Indi si erëz dhe si bimë mjekësore.

Një nga përbërësit më të shëndetshëm të shafranit është curcumini – i cili ka efekte të fuqishme antipezmatuese dhe është antioksidues shumë i fortë.

Sidoqoftë, më poshtë e keni një listë me efektet më të shëndetshme të shafranit, e të cilat mund t’ju shërbejnë si arsye për ta përdorur më shumë atë:

– Shafrani përmban përbërës bioaktiv me veti të fuqishme mjekësore, duke përfshirë curcuminin

– Shafrani është përbërës natyral antipezmatues

– Në mënyrë drastike e rritë kapacitetin antioksidues të trupit

– E përmirëson funksionin e trurit dhe i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të trurit

– Përbërësi kryesor i shafranit, curcumini, nxitë shumë përmirësime në funksione të trupit të cilat ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës (keni parasysh se sëmundjet e zemrës janë vrasësi më i madh në botë)

– Shafrani ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e kancerit

– Curcumini mund të përdoret më së miri për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit – sëmundje e zakonshme neurodegjeneruese

– Studimet shkencore tregojnë se curcumini gjithashtu ndihmon edhe në luftimin e depresionit.

SHARE