Policia bastis një shtëpi në Tetovë

0
55

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (15-gusht) rreth orës 14.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 25-vjeçarit G.A. Nga Tetova, me lokacion në rrugën ,,Aleksandar Jovanovski-Zhurçin,, në Tetovë.

Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të gjykatësit, është gjetur marihuanë, bluajtëse plastike dhe rizëll, me çrast personi G.A. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që kundër tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

SHARE