Policia e Tetovës me ligjeratë kundër mjeteve piroteknike

0
139

Nesër (21-dhjetor) me fillim në ora 12.00, në Shkollën fillore ,,Lirija,, në Tetovë, do të organizohet prezentim, me ushtrime treguese, dedikuar piroteknikës, gjegjësishtë rreziqet që shkaktonjnë përdorimet e fishekzjarreve.

Iniciatorë dhe organizatorë të kësaj ndodhie janë Njësiti për prevenim nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, Kryqi i kuq i Tetovës dhe vetëqeverisja lokale e Tetovës.

Përfaqsuesit e Njësitit për prevenim, nga afër do ti njoftojnë nxënësit, për reziqet që me vete mbartin mjetet piroteknike, me pasojat nga përdorimi i tyre si dhe implikimet ligjore, sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Menjëherë pas kësajë, nxënësve në mënyrë praktike do tju prezantohet se si duken pasojat shëndetësore ( Lëndimet e duarve , syve, si dhe pjesëve tjera të trupit) nga aktivizimi i fishekzjarreve në hapësira të hapura dhe të mbyllura.

Qëllimi i ushtrimit tregues, është që në mënyrë preventive të ndikohet tek nxënësit, që të mos blejnë dhe përdorin fishekzjarre, pardhe dhe gjatë festave të fundvitit.

SHARE