Policia Greke Pranga Vëllezërve Shqiptarë

0
252

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi janë kapur me drogë dhe armë në Greqi. Vëllezërit 37 dhe 34 vjeç janë kapur me heroinë dhe drogëra të tjera nga policia greke në qytetin e Trikalas. Hetimi në fjalë ka nisur pasi u prangos një prej vëllezërve, 37-vjeç, i cili u kap duke i shitur disa pilula droge një 47-vjeçari.

Pasi nisi hetimi, autoritetet shkuan në banesën e tij dhe aty gjetën një sasi droge, si dhe arrestuan vëllain tjetër 34-vjeçar, që jetonte në atë shtëpi.

Policia sekuestroi 18 gram heroinë, 216 pilula droge, sasi të vogla kanabisi dhe katër peshore elektronike.

Dy shqiptarëve iu gjet gjithashtu në banesë një pistoletë dhe fishekë, 3 shkopinj metalikë dhe 5 thika ushtarake. Tashmë mbi ta rëndon akuza për “shitje droge” dhe “armëmbajtje pa leje”.

SHARE