Policia me apel, kujdes me mjetet piroteknike

0
138

Me afrimin e festave të fundëvitit, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, prej tani apelon deri te qytetarët, tu përmbahen dhe të mos shtynë me armë zjarri, të mos blejnë apo përdorin fishekzjarre dhe lloje të ndryshme të mjeteve piroteknike.

Për shkak se, përdorimi i fishekzjarreve dhe krisja me arrmë zjarri, paraqet kundërvajtje, ndërsa kundërvajtësit do të ballafaqohen me gjoba adekuate, të cilat lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Karahas këtyre, nvarësishtë nga rrethanat tjera dhe pasojave përfundimtare, një sjellje e papërgjeqëshme e këtillë, do të sanksionohet penalishtë.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, edhe një herë ju rikujton se, krismat me armë zjarri, dhe përdorimi i pakujdesëshëm i mjeteve piroteknike, gjegjësishtë fishekzjarre të mëdha, para së gjithash nga personat e mitur, lehtë mund të sjellin në pikpyetje, jo vetëm sigurinë e tyre personale, por edhe sigurinë e qytetarëve tjerë.

Vozitësve nga Pollogu, para dhe gjatë kohës së festave, këshillohen që maksimalishtë ti respektojnë regullat në trafikun rrugorë, të mos ulen përpara vollanit nën ndikim të alkoolit, dhe detyrimishtë të posedojnë paisjet dimërore, kryesishtë kur udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit, Strazhë dhe Mavrovë.

SHARE