Policia tregon sa ishte vlera e arit e grabitur dje në qendër të Prishtinës

0
242

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën pasdite janë grabitur stoli ari në vlerë rreth 5000 euro në një argjendari në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, grabitja u krye nga tre persona të panjohur dhe të armatosur, të cilët morën arin nën kërcënimin e armës.

Policia ka theksuar se të dyshuarit janë larguar nga lokali duke shtënë me armë zjarri, në drejtim të panjohur.

SHARE