Privohen avokat, noterë dhe nëpunës shtetërore për përvetësim të parave

0
119

Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë me mbi 2,5 milion euro.Midis të arrestuarve gjendet edhe një pronar i një firme dhe një avokat. Alsat mëson se të arrestuar janë nëpunës shtetërorë në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, të punësuar në kadastër si dhe noterë.Aksioni policor ka të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu të njëjtët akuzohen se kanë manipuluar me tokë shtetërore edhe në parcelat ku duheshe të ndërtohen “shkallët spanjolle” në qendër të Shkupit.

Një i dyshuar deri tani është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë dorëzuar para gjykatës me procedurë paraprake dhe pritet të shqiptohet vendimi për paraburgim./Alsat

……Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim me MPB-në ka ndërmarrë aksion për të ndaluar persona të dyshimtë në më shumë lokacione të Shkupit.

Pas disa muajve procedurë para-hetimore, sot me urdhër të prokurorit publik deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është ndërmarrë aksion policor. Midis të dyshuarve janë edhe ish-funksionarë të lartë, të punësuar në administratën shtetërore të cilët kanë kryer punë në interes publik. Gjatë ditës priten detaje më të hollësishme nga MPB-ja. Alsat mëson gjithashtu se bëhet fjalë për më shumë se 10 persona, ish-funskionarë, nëpunës shtetërore dhe punonjës të tjerë.

Një pjesë e tyre janë ndaluar, ndërsa për një pjesë tjetër vazhdon operacioni policor. Sipas të dhënave të Alsat, personat janë të gjithë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa veprat janë kryer gjatë periudhës së ish-ministrit Mile Janakievski/Alsat

SHARE