Projekt për shqyrtimin e ankesave të gjyqësorit (VIDEO)

0
234

Pakënaqësitë lidhur me funksionimin dhe vendimet e gjykatësve qytetarët mund t’i drejtojnë në Këshillin për verifikimin e fakteve i cili pas shqyrtimit i adreson ata në institucionet përkatëse. Një gjë e tillë u tha sot nga përfaqësuesit e shoqatave “Zelena Lupa” dhe “Justicia” të cilët promovojnë këtë projekt. Kryetari i Këshillit, Sasho Kocevski, thotë se puna e këtij këshilli është penguar nga ministria e Drejtësisë e cila nuk ka lejuar që ky këshill të ketë ueb faqen e vet, përmes së cilës qytetarët mund të paraqesin raste të ndryshme pakënaqësish.

Puna jonë është pjesë e përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve e cila është e definuar në Ligjin për Gjykatësit. Derisa pretendohet se te ndonjë gjykatës konstatohet ndonjë padrejtësi, të paraqesin iniciativë tek ne dhe ne jemi të gatshëm ta pranojmë të njëjtën derisa sa ka bazë. Këshilli deri më sot nuk ka web faqen e tij, e cila duhej të sigurohej nga MD përmes Buxhetit të këshillit gjyqësor, dhe ne ende nuk e dimë se për çfarë arsye e njëjta nuk mund të ekzistojë – deklaroi Sasho Kocevski, Kryetar i Këshillit për Verifikimin e Fakteve.

Avokatja Olivera Doceska nga shoqata “Justicia” thotë se përmes këtij projekti shpresojnë se do të përmirësohet keqfunksionimi 10 vjeçar I Gjyqësorit.

Ky projekt ka për qëllim që të kthej besimin në Gjykatësit, drejtësi për të gjithë. Një projekt i cili thellësisht I reflekton nevojat për reformat urgjente prioritare të theksuara në raportin e Pribes. Lirshëm mund të them si avokate shumë vjeçare se përgjegjësia e  atyre që japin   vendime është kyçe për çfarëdo lloj reforme veçanarisht në Gjyqësor. Në këtë drejtim, do e kemi shumë me rëndësi mbështetjen e qytetarëve , organizatave civile në këtë projekt që t’i nxjerrim në pah problemet reale të Gjyqësorit – tha Olivera Doceska, Justicia.

Edhe pse ekziston prej më herët, drejtuesit e Këshillit thonë se puna e tyre ka filluar nga marsi i vitit të kaluar. Që atëherë e deri më tani Këshilli ka në fazë hetimore 1000 raste, ndërkaq në Këshillin Gjyqësor për momentin ndodhen vetëm tre kërkesa për inicim të procedurave të cilat ende nuk kanë filluar nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe për të cilat Këshilli për verifikimin e fakteve ende nuk ka arsye se përse të njëjtat nuk kanë filluar.

SHARE