PSP: Refuzimi i vendimeve për paraburgim, i rrezikshëm

0
253

Prokuroria Speciale Publike pranoi vendimet me të cilat Gjykata e Apelit u shqiptoi paraburgim Goran Grujevskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, që të gjithë në poste kyçe në policinë sekrete në kohën kur MPB-në e drejtonte VMRO-DPMNE-ja. Prokurori special Gavrill Bubevski sqaroi shkurtimisht se të akuzuarit luajnë lojën e thikës me dy tehe.

Nëse e zvarrit pranimin e diçkaje, atëherë ky është një argument që ti i shmangesh asaj, dhe ky është një argument shtesë në raport me masën e paraburgimit. Kështu që nuk besoj se të akuzuarit nuk do të luajnë në atë letër. Konsideroj se në këtë rast, e mira është që është paraburgim, nëse do të ishte vendim për arrest shtëpiak, nuk e di derisa të bëhen të plotfuqishme, ku do t’i mbanim të akuzuarit, ndoshta te fqinjët- deklaroi Gavrill Bubevski, PSP.

Në seancë publike, në Gjykatën e Apelit, sot u paraqitën një pjesë e të akuzuarve për mashtrime zgjedhore ne rastin “Titanik”. Kërkuan nga Gjykata që t’ua ktheje pasaportat. Pafajësinë do ta dëshmojnë përmes procedurës në vijim. Të gjithë premtuan se nuk planifikojnë të arratisen, e nëse kanë dashur të arratisen, këtë do ta bënin deri tani.

Ishin të kapshëm gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur hetimi e deri më sot. Rregullisht paraqiteshin në çdo ftesë të Gjykatës dhe të PSP-së. Ndonjëherë jo vetëm ndaj ftesës, por edhe paraqitjeve telefonike. Prandaj nuk shoh arsye për masa të këtilla- tha avokatja Sanja ALEKSIQ.

Nesër në Gjykatën e Apelit, pritet që në seancë publike të paraqiten ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si dhe ish sekretarët e Qeverisë, Kirill Bozhinovski dhe Martin Protugjer. PSP kërkoi për ta paraburgim në rastin “Titanik”. Penalja i dënoi me masë më të butë, ua mori pasaportat maqedonase dhe ato diplomatike. Për zyrtarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, gjithashtu të akuzuar në “Titanik”, Gjykata e Apelit si dhe Penalja vendosën se për ta nuk ka kushte për paraburgim, e as për masa tjera të kujdesit.

SHARE