Rama ka gënjyer, s’justifikon vilën 400 mln lekë në Surrel

0
116

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk justifikojnë vilën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë.

Sipas Pampurit, në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi Rama dhe bashkëshortja kanë deklaruar të dy bashke se zotërojnë rreth 80 milionë lekë, ndërsa në vitin 2012 ndërton shtëpinë e tij në Surrel me vlerë 400 mln lekë.

“Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e parë, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit. Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg. Edi Rama nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel që siopas ekspertëve të ndërtimit është një banesë që kushton jo më pak se 2 milionë Euro, e ka bërë me kursimet e gruas.


SHARE