Rama surprizon familjen për Krishtlindje

0
105

Kryeministri Edi Rama në ditën e e Krishtlindjeve ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e re të Ilir Koçit në Marikaj të Vorës.

Nga një shtëpi në gjendje të mjeruar, familja Koçi u transferua në një vilë me të gjitha kushtet, ndërsa të lumturuar nga ky ndryshim në jetën e tyre, ata e cilësuan si dhuratën më të madhe që kishin marrë.

Rama, teksa u drejtua fëmijëve të familjes tha se e vetmja mënyrë për të larë ‘borxhin’ ishin notat e mira në shkollë.

“Qeraja paguhet me 10-ta. Çdo 10 lan borxhin, borxhin e ke ndaj prindërve jo ndaj meje. Çfarë do fusësh në kokë sot do kesh nesër. Nuk janë të shumta familjet në gjendjen që ishin ju, por sidoqoftë janë kudo. Ne i kemi regjistru dhe do i ndihmojmë pak nga pak”, tha Rama.

"Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni". Mahatma Gandhi

"Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni".Mahatma Gandhi

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. Dezember 2018

SHARE