Rita Ora joshëse në kampanjën e re të “Rimmel London”

0
211

Këngëtarja Rita Ora është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Kënga e fundit e saj është “Girls” në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, shkruan lajmi.

Po ashtu, këngëtarja është duke realizuar turneun evropian, i cili në ditët e para po ecën shumë mirë.

Por, krahas angazhimeve në botën e muzikës, Rita është e angazhuar edhe në biznes dhe është imazh i shumë markave të njohura botërore.

Një prej tyre është “Rimmel London”, që tashmë ka publikuar linjën e re të buzëkuqëve, e që si çdo herë Rita duket për mrekulli në kampanjën e kësaj marke.

SHARE