Rock Grupi Suedez Këndon “Xhamadani Vija Vija” (VIDEO)

0
119

Në skenën e festivalit “Hardh Fest” që është mbajtur me 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec u ngjitën artistë të njohur vendorë dhe të huaj.

Por duket se performanca e rock grupit suedez “Madman’s Choice” do të mbahet mend gjatë, për një arsye.

Ata performuan ‘live’ këngën e njohur shqiptare “Xhamadani vija-vija” duke elektrizuar kështu të gjithë të pranishmit.

Vetë ata thanë se kjo është një “dhuratë e vogël” për publikun shqiptar.

Performancën e veçantë të grupit suedez derisa këndojnë në gjuhën shqipe bashkë me publikun që shpërthen në ovacione mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

HFTV

O sa e madhe âsht Shqypnia! 👐🏽🇦🇱🇽🇰HardhFesti rikujton këtë moment Kuq e Zi nga rock grupi suedez, Madmans Choice, të cilën na rrënqethën 👏🏽Sa të mëdhenjë jeni ju, njerëzit e HardhFestit 🙏🏽#Xhamadani #MadmansChoice #Higlights #HFTV

Gepostet von Hardh Fest am Dienstag, 11. September 2018

SHARE