Roma kërkon ta përsërisë të pamundurën kundër Liverpoolit, formacionet e mundshme

0
165

Roma do të kërkojë ta përsërisë rikthimin e pamundur sonte kundër Liverpoolit, ngjashëm siç e bëri ndaj Barcelonës një fazë më herët në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli futet në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës me një epërsi mjaft të lartë, por do t’i duhet të jetë i vetëdijshëm për aftësitë e italianëve për të bërë rikthim, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Kloppit e frymëzuar nga Mohamed Salah fitoi 5-2 ndeshjen e parë në “Anfield”, i cili është rezultat i favorshëm para ndeshjes së kthimit, që zhvillohet sonte në orën 20:45 në “Olimpico”.

Roma arriti ta përmbysë Barcelonën pas humbjes 4-1 në ndeshjen e parë në çerekfinale, duke fituar 3-0 në shtëpi dhe kaluar në gjysmëfinale falë golit si mysafir dhe sonte kundër Liverpoolit do të kërkojë një fitore të ngjashme si ndaj gjigantit spanjoll.

Trajneri i Romës nuk do të mundë të llogarisë në dy lojtarë, Diego Perottin dhe Kevin Strootmanin.

Alex Oxlade-Chamberlain, Joel Matip, Adam Lallana dhe Emre Can mungojë te Liverpooli shkaku i dëmtimeve.

Formacionet e mundshme:

Roma: Alisson; Kolarov, Manolas, Fazio, Peres; Nainggolan, Lorenzo, De Rossi; El-Shaaraëy, Schick, Dzeko.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Wijnaldum; Mane, Salah, Firmino.

SHARE