Ronaldo gjithmonë gjen një mënyrë për t’i heshtur kritikët

0
212
MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates after scoring the opening goal during the UEFA Champions League Group B match between Real Madrid CF and PFC Ludogorets Razgrad at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2014 in Madrid, Spain. (Photo by Victor Carretero/Real Madrid via Getty Images)

Varane beson se Ronaldo do ta bëjë diferencën në “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, edhe nëse nuk arrin të realizojë një sulmues tjetër, e që vështirë se mund të ndodhë, duke parë formën e dobët që po kalojnë Bale e Benzema.
Raphael Varane insiston se Cristiano Ronaldo gjithmonë gjen një mënyrë për t’i heshtur ata që dyshojnë në të, teksa Real Madridi po përgatitet për përballjen me Bayern Munichun.

Ronaldo po shijon një sezon fantastik, sidomos në muajit e fundit – ai ka shënuar 42 gola në 39 paraqitje, duke përfshirë edhe 15 në Champions League.

Portugezi shënoi gol të bukur kundër Juventusit në çerekfinale dhe dërgoi Realin në gjysmëfinale duke realizuar penalltinë vendimtare në ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu”.

Varane, duke e ditur se sulmi i Los Blancos varet vetëm nga Cristiano, pasi Bale e Benzema janë krejtësisht jashtë forme – beson se CR7 sërish do ta bëjë diferencën.

“Mendoj se edhe sulmuesit tjerë mund të kontribuojnë në gola, edhe pse është e vërtetë se Cristiano bën gjëra të jashtëzakonshme”, tha Varane për AS.

“Çdo herë kur mendojnë se ai po bie, kthehet dhe shënon shumë gola”.

“Me Cristianon ne jemi mësuar që të surprizohemi vit pas viti”, shtoi Varane.

Realit i ka mbetur vetëm Champions League për të fituar. Ata kanë hasur një vit të vështirë, duke u eliminuar herët nga Copa del Rey dhe duke humbur garën për titull në La Liga që në muajin dhjetor, që tani janë 15 pikë prapa Barcelonës.

SHARE