Ronaldo pranon fajësinë, publikohet dokumenti ku blen heshtjen e të përdhunuarës

0
132

Cristiano Ronaldo ka blerë heshtjen e vajzës së përdhunuar dhe kjo vërtetohet dhe me dokument. Letra u firmos pasi Ronaldo pagoi 325.000 euro dhe sipas asaj që lexohet, në marrëveshje parashikohej edhe dhënia e rezultateve të kontrollit për Sidë, në mënyrë që Mayorga të ishte e sigurt që nuk rrezikonte infektim.

Avokatët e Ronaldos kishin përpiluar edhe një pyetësor, ku Ronaldo pyetej në detaje në lidhje me ngjarjen dhe futbollisti i famshëm pranon se Mayorga i tha disa herë “jo” dhe “ndal”.

Dokumenti ka qenë pjesë e arkivave të publikuar nga Football Leaks. Sipas Der Spiegel, Ronaldo kreu seks anal me Mayorga-n, kundër dëshirës së saj, ndërsa më pas i kërkoi falje, por kaq nuk mjaftonte, sepse duhej siguri që Mayorga nuk do fliste me askënd.

Avokatët e yllit portugez u morën me çështjen dhe paguan femrën që tashmë është penduar dhe akuzon publikisht Ronaldon për përdhunim.

SHARE