Rrahje në autobusin e Bitpazarit

0
263

Disa persona të panjohur dje rreth orës 17:30 në stacionin e autobusit në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup, e kanë sulmuar fizikisht M.S. (20) dhe B.S. (19) që të dy nga fshati Mirkovc, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarve, informoi MPB, u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

SHARE