Zbardhen 18 vjedhje të rënda në Tetovë

0
77

Sektori për punë të brendësheme Tetovë, ka zbardhur dhe dokumentuar në tërësi 18 vjedhje të rënda, 8 vjedhje dhe një tentim pët vjedhje, për kryerjen e të cilave dyshohet 38-vjeçari J.C. nga Tetova, për të cilin janë pregaditur dhe do të lëshohen 4 padi penale.

J.C. dyshohet se në muajt qershor, korik dhe gusht të këtij viti, në Tetovë, me forcë ka hapur dhe hulmtuar nëpër vetura, shitore objekte pune dhe tjera, prej ku më së shpeshti ka vjedhur para, paisje muzikore, kompjutorë si dhe gjësende tjera, kështu që në mënyrë ilegale ka siguruar përfitime pronësore e cila llogaritet të jetë rreth 525 mijë denarë.

Numri më i madh i gjësendeve të vjedhura është gjetur dhe kthyer tek pronarët, gjegjësishtë tek të dëmtuarit.

Krahas kësaj, me padi penale për ,,Mbulim,, janë përfshirë edhe 12 persona nga Tetova dhe rrehina, të cilët dyshohen se i kanë blerë prej personit J.C. gjësendet e vjedhura.

SHARE