‘Shikoni burrat tuj se do ju ikin nga duart’

0
112

Këngëtarja e njohur shqiptare, mama e vogëlushit Fernando po jeton prej vitesh një bashkëjetesë me sportistin Alban Hoxha.

Kohë më parë u tha se dyshja i kishte dhënë fund romancës 3-vjeçare, gjë që e nxiti Çiljetën të reagonte edhe publikisht e ta mohonte.

Së fundmi, në një intervistë për Mirage, Çiljeta ka treguar se nëse ka ndërmend të bëhet sërish nënë, do ndihej e lumtur.

“Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë”.

Po përsa i përket dashurisë? Si ndihet aktualisht Çiljeta?

“Ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme; një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë.”

SHARE