Shiten në kohë rekord biletat VIP me vlerë 1 milion euro për Kupën e Botës

0
256

Biletat VIP për Kupën e Botës Rusi 2018, që kapnin çmimin 1 mln euro për 19 ndeshje, janë shitur tashmë.

Kjo shumë marramendëse do të lejojë blerësit të shohin të 19 ndeshjet që do të zhvillohen në Stadiumin Luzhniki dhe Spartak të Moskës, si dhe stadiumin e St Petersburg.

Kjo do të thotë se mbajtësit e biletës 1 milionëshe mund të shohin ndeshjen hapëse, dy gjysmëfinalet dhe finalen.

Të gjitha ndeshjet do të shihen nga një dhomë private e rehatshme ku përfshihen ushqimet, pijet…dhe parking falas.

Duke filuar nga 1 mln euro për biletë, bazuar në vendndodhjen e dhomës, mysafirët do të marrin dhurata teksa do të shijojnë luksin e biletave.

Ata do të kenë edhe një staf të dedikuar për deri në tre orë përpara dhe pas ndeshjes, si edhe gjatë ndeshjes.

SHARE