Shkupjani shantazhon me fotot intime vajzën nga Tetova

0
162

Vajza 26 vjeçare me iniciale A.F. nga Tetova, të hënën ka denoncuar në polici se është shantazhuar nga 24 vjeçari Xh.Z. nga lagja Radishan e Shkupit.

Ajo i ka thënë policisë se me djaloshin në fjalë ka realizuar kontakt përmes Instagramit, kurse para ca kohe Xh.Z. ka filluar ta kërcënojë.

Ai i ka shkruar porosi se do ta shkatërrojë personalisht dhe familjarisht, e pastaj ka kërkuar t’i dërgojë fotografi intime.

“Duke u frikësuar për sigurinë personale, ajo ia ka dërguar një fotografi, kurse Xh.Z. e ka kërcënuar se do ta publikojë fotografinë në Facebook dhe se do ta kompromitojë në mënyra të ndryshme, nëse nuk del me të.

Po punohet për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi policia

SHARE