Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur

0
232

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në Cërrik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Në banesën e 55-vjeçarit G.Sh., nga pakujdesia gjatë gatimit ka shpërthyer bombola e gazit, njofton Policia.

Për pasojë janë dëmtuar K.Sh., 29 vjeç dhe A.Sh., 26 vjeç.

Të dëmtuarit pas mjekimit të marrë në spital, u larguan për në banesë pa dëmtime serioze.

Sakaq lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për ngjarje aksidentale.

SHARE