Shpiket transporti I ri publik në Tetovë

0
291

Qytetarët e Tetovës protestuan sot për mungesën e transportit publik. Ata iu bënë thirrje autoriteteve lokale që të përmbushin premtimin e dhënë prej kohësh, ndërsa revoltin e tyre e shprehën përmes improvizimit të autobusëve nga letra.

Protestuesit porositën se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa nuk përmbushet kërkesa e tyre.

“Transporti publik është nevojë dhe kërkesë e vjetër e qytetarëve të komunës së Tetovës, e që nuk është adresuar për shumë vite. Është premtuar nëpër fushata elektorale por nuk është realizuar kurrë dhe është një rikujtim për gjithë zyrtarët e komunës së Tetovës se është një obligim i tyre që nuk mund t`i ikin”. thonë protesuesit

Protestuesit paralajmëruan protesta edhe për një sërë mangësish të tjera për të cilat edhe pse janë premtuar nga Komuna, nuk janë përmbushur.

SHARE