Shqiptarët zënë radhë për të paguar gjobën që FIFA u vuri Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit

0
242

FIFA i dënoi me gjobë dy shqiptarë të kombëtares zvicerane vetëm e vetëm se ata festuan golat e tyre duke bërë simbolin e shqiponjës. Padyshim që kjo është një marrëzi, e si mund të ndalohen lojtarët shqiptarë apo ata që kanë origjinë shqiptare të festojnë me shqiponjë?

Shqiponja është simbol kombëtar i shqiptarëve por duket se FIFA është ndikuar nga lobi ruso-serbo-sllav, i cili ka ushtruar presion. Gjithsesi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i shpëtuan pezullimit nga FIFA, por u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane, për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës dykrenare, që me këtë veprim na bënë mjaft krenarë.

Po me gjobë monetare, por vetëm me 5 mijë franga, u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lihtshteiner, që gjithashtu u solidarizua me shokët shqiptarë, duke bërë shqiponjën. Gjithsesi, gjesti i tyre ka prekur dhe bërë krenarë shumë shqiptarë anembanë botës, ndaj menjëherë ka pasur edhe një nismë për të mbledhur para për të paguar gjobën e FIFA-s, për të 3 futbollistët.

Llogaria është hapur në “gofundsme”, ndërsa shuma që synohet është 25 mijë franga zvicerane, aq sa gjoba e të tre lojtarëve. Vetëm në 60 minutat e para të hapjes së fushatës, janë grumbulluar më tepër se 1000 franga, ndërsa donatorët janë thuajse të gjithë shqiptarë. Ja linku i fushatës së mbledhjes së parave për gjobën e tre futbollistëve të Zvicrës

SHARE