Shtyhet për nesër seanca për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

0
96

Është shtyrë për nesër seanca e Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.

Pas fjalimit të kryeministrit, Zoran Zaev ku kërkoi nga deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese, është mbyllur seanca e sotme.

Zaev ka theksuar se me votimin e tyre do ta ndihmojnë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-së dhe BE-së, në të kundërtën do të izolohen.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shtyrë seancën për nesër. Ai ka deklaruar se është duke i dhënë kohë më tepër deputetëve të lexojnë rezymenë e kryeministrit të shtetit.

Media të afërta me opozitën shkruajnë se Zaevi nuk i ka 80 votat e nevojshme për ndryshme kushtetuese, andaj kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së seancës. Kurse nga partia e Zaevit janë të bindur se i kanë votat e nevojshme për këtë proces

SHARE