Si i blejnë maqedonasit shtetësinë bullgare?

0
141

Blerja e shtetësisë bullgare vazhdon të bëhet duke filluar nga 500 e deri në 7 mijë euro.

“Adresa” e qindra maqedonasve me pasaportë të Bullgarisë gjendet para një shtylle elektrike në afërsi të qytetit bullgar Bllagoevgrad.

Katja Mateva, ish-drejtoreshë për shtetësi në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë, për “EU Observer”, është shprehur se në vitin 2016 është përjashtuar nga puna për shkak se ka refuzuar të marrë në pjesë në ndarjen e jashtëligjshme të shtetësive bullgare që janë blerë me para.

Siç thekson Mateva, plaku i fshatit afër Bllagoevgradit si adresë për shtetasit e Maqedonisë në Bullgari e ka regjistruar adresën e një shtylle elektrike, në bazë të cilës më pas janë kërkuar vërtetimet e prejardhjes bullgare, përcjell albinfo.ch.

“Në këtë “shtyllë” janë regjistruar mijëra njerëz”, sqaron ish-drejtoresha e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshe, në tetor të këtij viti policia bullgare arrestoi emra të njohur, të dyshuar për keqpërdorim të shtetësive.

Mes tyre gjendet edhe Petar Harallampiev, drejtor i Agjencisë shtetëror për bullgarët jashtë vendit. Megjithatë, Mateva thotë se përkundër arrestimit të tij, asnjë nuk është stopuar dhe se blerja e shtetësisë bullgare vazhdon të bëhet duke filluar nga 500 e deri në 7 mijë euro.

SHARE