Soni Malaj po sjell duet me këngëtarin e njohur

0
207

Këngëtarja Soni Malaj javët e fundit ka qenë e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars”.

Por, ajo nuk ka lënë pas angazhimet në muzikë, andaj përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen me projekt të ri

Soni do të sjell duet me Jowell, ndërsa kënga mban titullin “En La Intimidad”, që nënkuptohet se do të jetë në gjuhën spanjolle.

Këngëtarja nuk ka preferuar të bëj të ditura më shumë detaje, por pritet që kënga shumë shpejt do të jetë në duart e dëgjuesve.

Jowell njihet për hitet e tij bashkë me Randyn, të cilët këndojnë në zhanrin “reggaeton”.

SHARE