Sulm terrorist në Turqi

0
250

Sot në mëngjes 2 ushtarë të ushtrisë turke kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë mbi një kontigjent ushtarak në lindje të Turqisë.

Sipas agjensisë Anadolu Agency (AA), sulmi ka ardhur nga organizata terroriste PKK.

Sulmi ndodhi në autostradën Tatvan – Hizan, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën dy ushtarë dhe u plagos një civil.

Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Përveç Turqisë, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Siri, ku veprojnë degët e PKK-së, PYD/YPG.

Bëhet fjalë për një organizatë e cila më shumë se tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.

SHARE