Të shtëna në Amsterdam, dyshohet për viktima

0
217

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat në qendër të Amsterdamit.

Nga të shtënat që ndodhën sonte në Grote Wittenburgerstraat në qendër të Amsterdamit, një u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Këtë e konfirmoi policia për AT5. Një numër i madh i shërbimeve emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes. Por deri tash asgjë nuk dihet për identitetin e viktimave.

Policia njoftoi nëpërmjet Twitter se nga të shtënat u qëlluan njerëz dhe se vendi i ngjarjes tashmë po hetohet. Askush nuk është arrestuar ende.

SHARE