“Tërmet” në futboll, lojtari e deklaron hapur para botës së sportit: Jam gay!

0
300

Një rast i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi futbollisti i Minesota United, Collin Martin, u deklarua si gay. Në një mbrëmje “krenarie” me skuadrën e tij dhe anëtarët e ekipit, mesfushori e pranoi hapur se kishte preferenca të tjera seksuale. 23-vjeçari luan prej 6 vitesh në futbollin amerikan.

“Këtë mbrëmje, skuadra ime, Minesota Junajted, po mban natën e tyre të krenarisë. Një mbrëmje e rëndësishme për mua, pasi do të deklaroj publikisht, për herë të parë, se jam një lojtar gay i kampionatit amerikan të futbollit. Kam qenë i deklaruar si gay për një kohë të gjatë te familja, shokët e mi, por dhe shokët e skuadrës.

Kam luajtur futboll për 6 sezone në MSL. 4 vite i kam kaluar te DC United, ndërsa 2 vite te Minesota. Jam shumë i lumtur që të gjithë anëtarët e ekipit e dinë se jam gay.

Kam marrë shumë mbështetje nga njerëz të ndryshëm në kampionatin amerikan dhe kjo e bëri vendimin tim dhe më të lehtë. I falenderoj të gjithë”, – tha ndër të tjera i riu.

SHARE