Tërmetet nuk ndalen në Korçë, banorët në panik

0
61

Pas gjashtë tërmeteve që goditën Korçën mëngjesin e sotëm, të tjera lëkundje janë ndjerë sërish në qytet. Për momentin nuk dihet ende se sa e fortë ishte goditja dhe dëmet që ka shkaktuar, ndërsa dridhjet e tërmetit kanë rritur frikën mes qytetarëve.

Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha material

SHARE