Varësia e çuditshme nga e cila kanë filluar të vuajnë gratë shqiptare

0
197

Ashtu siç ka të alkoolizuar, të droguar ka edhe njerëz të varur nga blerjet, një varësi e cila njihen me termin “shopaholic”.

Shumë njerëz janë të fiksuar për të kryer blerje të vazhdueshme dhe pse gardërobë e kanë plot, por në Shqipëri është evidentuar një varësi gjithnjë e në rritej nga rroba të përdorura.

Tregjet e rrobave të përdorura zakonisht njihen si “gabi” dhe në vendin tonë ka shumë pika të tilla. Nga një kronikë të realizuar nga Top Channel është rrëfyer Bruna, një grua e cila ishte bërë e varur nga blerjet tek “gabi” dhe gjithashtu jep versionin e saj një psikologe.

Bruna është një 30-vjeçare nga Tirana. Varësia nisi rastësisht, hyri në një dyqan me rroba të përdorura dhe bëri disa blerje që e kënaqën.

Bruna tregon:

Pas dy ditësh mendova të shkoja sërish te dyqani, mos kishin sjellë rroba të reja.
Kuletën e kisha bosh një ditë, nuk kisha për t’i blerë gjëra fëmijëve. Shkova në shtëpi për të marrë lekë dhe kur dola prapë, rastisa në një dyqan “Gabi”.

Duhet të blija për fëmijët, por ndjenja ishte më e madhe dhe u futa në dyqan.” 30-vjeçarja ka treguar se gjendja po i dilte jashtë kontrollit:

I kisha mbushur dollapet plot. Blija gjëra që nuk i vishja. M’u kthye në lakmi, në ankth. Shkoja përditë.”
Edhe rrethi shoqëror i Brunës e kishte vënë re varësinë e saj, prandaj i rekomanduan që t’i drejohet një psikologeje.

SHARE