Vdekja e 15 Vjeçares Ruse, Arrestohet i Dyshuari

0
246

Forcat blu të Sarandës njoftojnë se është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes së Ksamilit ku një turiste 15-vjeçare gjeti vdekjen pasi u godit dyshohet nga një motor uji.

NJOFTIMI:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 21.07.2017 , tek 3 ishujt e Ksamilit, ku u gjet e mbytur një vajzë, shtetësia K.R., 15 vjeçe, banuese në Shenpetersburg, Rusi ju informojmë se:

Nga verifikimet e policisë rezulton se shtetësia K.R. ka qënë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.

Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.

Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të shtetases K.R.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.

Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

SHARE