VEPRIMTARËT PËR RININË, PATRIOTË TË VËRTETË TË FESË DHE KOMBIT

0
54

Bashkim Aliu

Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli,gjegjësisht forcën më të madhe dhe më serioze e më efikase dhe adekuate e të thirrur për të bërë ndryshime,reforma,kthesë dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri,të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës.

Rinia është ajo forcë më vitale e shoqërisë e cila mund ti artikulojë drejtë dhe ti vë në jetë me sukses kërkesat e shoqërisë. Këto janë fakte të pa dyshimta dhe të qarta në mënyrë të kristaltë,sepse faqet e historisë botërore janë të mbushura plot shembuj ku demonstrohet angazhimi i rinisë në transformimin e shoqërive dhe prirjet e tyre kah e drejta dhe prosperiteti.

Nuk mund të flitet për një revolucion ose kthesë me peshë në histori dhe instalim të vlerave të reja dhe cilësore në shoqëri dhe ndrimin e kursit të forcave të errta ,e të mos jetë e theksuar forca e re,gjegjësisht angazhimi titanik i të rinjëve të pa ngarkuar me paragjykime dhe stereotipe dhe elemente tjera destruktive të cilat e thellojnë edhe ma tepër hendekun e shkatërrimit dhe largimit nga e vërteta dhe e dobishmja.

Jo vetëm kaq, rinia e është e lidhur edhe për një çështje mjaft të rëndësishme, ekzistencën e një populli.Kjo,ngase një popull nëse dëshiron të jetojë dhe mos t‘i humbet emri e nami, ai patjetër të formojë rini shëndoshë e cila do ta mbart historinë,kulturën dhe civilizimin e atij populli nëpër periudha të ndryshme kohore,duke e trashiguar kështu thesarin e vet gjeneratë pas gjenerate, prej të parëve e deri te të vonshmit.

Në këtë kontekst duhet shiquar edhe zhdukja e popujve,gjegjësisht,fatkeqësia e shkatërrimit të tyre duhet tu mveshet atyre që nuk arritën të lënë pas veti breza të shëndoshë e kreativ që do ta përcjell bajrakun e të parëve të tij me besnikëri dhe dinjitet nëpër shekuj. Në këtë kontekst, Ebu-l-A’la el-Mevdudi ka thënë:”Popujt,të cilët kanë pushuar së ekzistuari,nuk do të thotë se patjetër kanë përjetuar shfarosje.

Fakti se janë bërë joekzistues,nënkupton se karakteristikat e tyre kombëtare janë zhdukur.Kur flasim për shkatërrimin e babilonasve ose të egjiptasve të lashtë,të kohës së Faraonit,ne kemi parasyshë se bartësit e civilizimit babilonas si dhe ata të civilizimit të Faraonit,kanë humbur civilizimin dhe veçoritë e tyre dalluese.

Ende ka njerëz,që i banojnë viset babilonase,mirëpo shenjat e identitetit të tyre të lashtë kanë humbur.Pasardhësit e egjiptasve të lashtë ende i banojnë tokat e Egjiptit,por civilizimi i Faraonit është i vdekur,për shkak se ata nuk patën sukses që pasardhësve të vet t’ua bartin trashigiminë e tyre kulturore në mënyrë të pagjymtuar..

.Që këtu,jeta e një populli varet nga ajo se në ç’mënyrë do t’i përgatisë ai pasardhësit e vet për t’i ruajtur karakteristikat e tyre”.

“Rinia është potencial i së tashmes, shpresa e së ardhmes, ajo është e gatshme ti mbart përgjegjësitë dhe ti përballojë problemet, sfidat e vështirësive si dhe ti tejkalojë të gjitha barierat dhe pengesat.Për këtë, patjetër duhet kushtuar kujdes formimit të rinisë në aspektin moral, human, ideologjik, kulturor, shkencor, social, ideor dhe civilizues, me qëllim që populli të mund të mbështetet në rininë e vet në ndërtimin e ekzistencës së vet njerëzore, përgatitjen e ardhmërisë që e lakmon si dhe ti mbështet të gjitha shpresat e veta në të:në ndërtimin e popullit, ngritjen e ardhmërisë, formimin e jetës në baza të shëndosha ashtu që ti mposht të gjitha faktorët e dekadencës dhe mbeturinat e saj.Kjo në terminologjinë shkencore njihet si ndërtim i njeriut, ndërkaq ndërtimi i njeriut duhet të fillojë prej rinisë…”

Kur’ani e përmend termin”i ri”dhe “të rij”, e poashtu, në disa ajete prezanton shembuj të shkëlqyeshëm të të riut i cili ka ideal dhe e di se pse jeton dhe cili është roli i tij në këtë jetë,gjegjësisht i cili i përveshet punës e cila rezulton nga përcaktimet e tij ideore dhe botëkuptimet e tij mbi botën,shoqërinë,jetën dhe fenomenet tjera.

Kur’ani na tregon për As’habu-l-Kehfin, për njerëz të cilët nuk u gjunjëzuan para kufrit dhe shirkut,por e mbrojtën besimin me çdo gjë që kishin,dhe dëshmuan se janë të gatshëm ta japin edhe jetën dhe të sakrifikojnë çdo gjë për hirë të besimit.E këta njerëz ishin të moshës së re,gjegjësisht djelmosha sikur që thekson Kur’ani.

Jo vetëm Kur’ani,por edhe suneti flet për rininë dhe përmend të rinjtë,bile në sunet hasim ma tepër hadithe ku përmenden të rinjtë dhe jepen mesaxhe e këshilla për ata.

I riu musliman duhet të ketë besim të plotë në vetvete dhe mos ta nënçmojë veten e të mendojë se është i pa aftë.I riu musliman i posedon të gjitha cilësitë dhe vlerat e domosdoshme për të qenë në krye të bashkësisë dhe ti prijë shoqërisë, por mbetet që ai ti kultivojë dhe ti nxjerr në shesh që të bindet shoqëria se të rinjtë musliman nuk janë si tjerët të destinuar për veprime jo njerëzore dhe amorale.

SHARE