Vërshime në tokat bujqësore dhe rrugën në fshatin Trebosh

0
274

Të reshurat e vazhdueshme të shiut që kanë filluar nga mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme kanë ndikuar dukshëm në rritjen e nivelit të ujit në lumin e fshatit Poroj i cili ka vërshuar tokat bujqësore në hyrje të fshatit Trebosh si dhe rrugën që shpie për në këtë fshat duke pamundësuar kështu qarkullimin e lirë të automjeteve.

Qytetarët apelojnë që urgjentisht komuna e Zhelinës të ndërmarrë masa në drejtim të përmirësimit të gjendjes në këtë rrugë, me qëllim që situata të mos eskalojë dhe uji të vërshojë edhe nëpër shtëpitë e këtij fshati.
Përfaqësues të komunës së Zhelinës s drejtori i ndërmarrjes publike komunale “Mirëmbajtja” Sedat Rushani, së bashku me koordinatorin komunal të qendrës për menaxhim me kriza Shaban Limanin kishin dalur në vendngjarje për të mbikqyrur situatën, ata thonë se makineri të angazhuara nga komuna e Zhelinës që nga orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë masa që uji të mos vërshojë edhe nëpër shtëpitë e banorëve të fshatit Trebosh.

Kreu I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu Vendi ku mblidhet uji dhe del nga shtrati i bie atarit (territorit) të komunës së Tetoves. Ky vend gjendet ne hyrje te fsh.Trebosh, pra ne rrugen kryesore.

Me heret kemi kontaktuar edhe me komunen e Tetoves qe te jene te njoftuar me kete situate qe na perseritet cdohere kur ka te reshura dhe qe te intervenohet, pasi nuk kemi te drejte ligjore te intervenojme ne territor të një komune tjeter.

Megjithatë, ne çdoher kur ka te reshura intervenojme ne kete vend,me mjetet e komunes se Zhelines me qellim qe te parandalojme ujin te futet ne fshat”, tha Sejdiu.

Përndryshe të reshurat e fundit të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në shumë lumenj, dhe rreziku për vërshime është potencial.

SHARE