Zbardhet qëndrimi i Gjermanisë, Zgjedhjet kushtëzojnë negociatat vazhdoni

0
73

Korrespondentja e DW, Anila Shuke, foli rreth vendimit të mundshëm të Berlinit për negociatat me Shqipërinë. Sipas saj, të gjitha gjasat janë që Gjermania të japë një “PO”, me kushte. Ajo tha se mund të ketë dy kushte të reja. E para, qartësimi i statusit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dhe e dyta, qartësimi i cështjes së manipulimit të votave në zgjedhjet e shkuara, raportoi gazetarja në një lidhje me edicionin e lajmeve në Top Channel.Shuka bëri të ditur se Rama do të jetë të premten në Berlin ku me siguri do të mësojë zyrtarisht qendrimin gjerman.

SHARE