Zvicra me tre shqiptarë kundër Greqisë

0
248

Kombëtarja e Zvicrës është e gatshme për miqësoren me Greqinë, e cila luhet sonte në orën 19.00 në Selanik. Zvicra kësaj radhe paraqitet pa yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte përfshirë për shkak të një lëndimit, po ashtu mungon edhe Admir Mehmedi, shkaku i lëndimit.

Për Zvicrën paraqiten tre shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka. Kjo miqësore është e mirëseardhur për përzgjedhësin Vlladimir Petkoviç, për ta parë formën e secilit futbollist. Sfida mes Greqisë dhe Zvicrës pritet të jetë me rivalitet të madh dhe e fortë. Zviceranët kërkojnë fitore.

SHARE