Arsyeja se pse duhet ta nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon
Në bazë të studimeve të bëra, ekspertët sugjerojnë që në vend të kafesë apo çajit, është shumë më mirë të filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon. Kjo përzierje kaq e thjeshtë, është shumë e lehtë për t’u përgatitur, është e shijshme dhe ka një numër të lartë të benefiteve shëndetësore.
Ja disa nga arsyet, të cilat tregojnë se pse duhet ta nisni ditën me një përzierje të tillë:
Veti detoksfikuese– Limoni është një agjent shumë i rëndësishëm, i cili mbanë balancin e pH-së në trup. Limoni gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga organizmi.
Ndihmon tretjen– uji i ngrohtë dhe i përzier me limon, mund të stimuloj traktin gastrointestinal që të punojë sa më mirë.
Ndihmon në humbjen e peshës– nëse jeni duke tentuar të humbni peshë, atëherë një gotë me këtë përzierje do t’iu ndihmoj shumë.
Largon aromën e keqe të gojës- një nga benefitet e tjera të ujit të ngrohtë me limon, është pikërisht edhe largimi i baktereve të gojës.