SHKËNDIJA KLUBI MË I MIRË I VENDIT NË EUROPË

SHKËNDIJA KLUBI MË I MIRË I VENDIT NË EUROPË

Kuqezinjtë qëndrojnë bindshëm para ekipeve tjera vendore në ranglistën e UEFA-së, ku me koeficient 7.250 mbajnë pozitën e 150-të në Europë.

Shtëpia e futbollit Europian, UEFA mëngjesin e sotëm ka përditësuar renditjen për klube në kontinentin e vjetër dhe KF Shkëndija është bindshëm ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia. Kuqezinjtë tanë mbajnë vendin e 150-të me koeficient 7.250 dhe janë ekipi i vetëm nga vendi që renditet nën pozitën 200. Pasojnë Vardari (vendi 224), Rabotniçki (306), Shkupi (344), Akademia Pandev dhe Makedonija Gj.P. (ndajnë vendin e 375-të), e kështu me rradhë.

Shkëndija është edhe klubi më mirë i ranguar edhe nga gjithë ekipet shiptare, pasi Skenderbeu është në vendin e 182, ndërsa pasojnë Kukësi (189), Partizani (241), etj. Nga klubet e Kosovës me renditje më të mirë figuron Prishtina (352) e ndjekur nga Feronikeli (366).

Ndryshe kjo ranglistë kryesohet nga Real Madridi, në vend të dytë është Barcelona, kurse vendin e tretë e mban Bayerni i Munihut.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )