Liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin e ardhshëm

Liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin e ardhshëm

Zërat se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të ndodhin këtë vit, i kanë shuar dy deputetët gjerman, Peter Beyer dhe Christian Shmidt që sot po qëndrojnë në Kosovë. Ata thanë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë vitin e ardhshëm. Deputeti Peter Beyer tha se do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur Kosovën në këtë proces.

“Ne po bëjmë të pamundurën për të mbështetur dhe lehtësuar procesin , siç e dini viti nuk ka përfunduar ende, mirëpo duhet të jemi real. Do ta prisja sinqerisht dhe seriozisht se para përfundimit të këtij vitit që të gjitha çështjet e mbetura të sqarohen dhe të tejkalohen , mirëpo viti veçse ka përfunduar dhe me gjasë do ta shohim vitin e ardhshëm”, tha ai.

Shteti i Kosovës edhe më herët ka marrë premtime për liberalizim të vizave, por vazhdimisht ka pasur shtyrje nga shtetet evropiane pavarësisht plotësimit të kritereve.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )