Futbollistët e Shqipërisë e festojnë fitoren kundër Kosovës (VIDEO)
Futbollistët e Shqipërisë iu gëzuan fitores së tyre kundër vëllezërve nga Kosova aq shumë saqë festuan sikur ta kishin arritur kualifikimin në Euro 2021, edhe pse e arriten vetëm fitoren e parë në pesë ndeshje deri tani.
Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021.
Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.
Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.
Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kuqezinjtë e merituan fitoren – të cilën po e kërkonin që pesë ndeshje – sipas lojës që shfaqen në fushë por festimi i tyre në zhveshtore ishte habitës.
Kjo për shkak se gjasat e kuqezinjve janë pothuajse zero për kualifikim pas pesë ndeshjeve dhe me Kosovën në rrugë të mirë për ta arritur kualifikimin.
Kosova do të jetë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kthyese në fillim të vitit të ardhshëm.
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/400465410604024/