Asimi iku, por duhet të merr me vete ” mjekët ” e politikës shqiptare

Asimi iku, por duhet të merr me vete ” mjekët ” e politikës shqiptare

Urim SALIHU

Mes tensionesh e pritjesh nëse do ketë datë për negociatat me BE-në , doli skandali i ” gërshërëve” të peshkut jo aq të madh Asim Musës.Edhe ai është mjek që po tretet në politikën e zaptuar po nga mjekët.Morri etiketimin e madh me vete dhe ne e pamë më urrejtje për aktin në një televizion investigativ që fatkeqësisht nuk është nga Maqedonia por nga Shqipëria.

Asimi i ” gërshërëve” u largua me turpin e skandalit që e fundosi por ai morri me vete edhe dështimin e mediave këtu.Kot raportojmë lajmin që s’është i joni.Erdhën të tjerë dhe zbuluan Asimin që proporcionalisht me dyshimet e skandaleve të tjera është shumë më i vogël .Në fund të fundit ishte vetëm një zëvendës ministër që ngjante me një futbollist dytësorë që e fiton ose e humb një ndeshje nuk ka dhe shumë peshë.

Por Asim Musa për një arsye ose tjetër duhet të merr me vete edhe shumë të profesionit të tij që në vend se ti ” operojnë” punët e shtetit ata po i operojnë xhepat e njerëzve të varfër që i kushtëzojnë.Përmes Asimit që për një natë u bë një ” yll” e shohim përse shumë mjekë kanë të ndërtuar pallate.Përse shumë mjekë rrihen korridoreve.

Personalisht i kam urryer këta uniforma të bardha sepse janë kaq të ftohta, kaq rrënqethëse dhe shpesh duart e disave aty janë shumë të pista , të kapluara nga mitmarrjet.Këta rrjepës të xhepave të njerëzve të varfër kanë harruar betimin e dhënë në fillim.

Sa njerëz vdesin për gabimet e tyre dhe varroset gjithcka ?!Plot.Sepse ishin ata në fakt që s’duhej të veshnin kurrë atë uniformë që shpëton jetë, shumë prej tyre u diplomuan mes lidhjesh .Prandaj ka kaq shumë vdekje ” natyrale” .Vetëm diplomat e blera janë gjëja e sigurtë se në mjekësi janë fatale .

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )