“Mbi 50 jahte anullojnë vizitën në Sarandë”
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, sipas të cilit 50 jahte kanë anulluar vizitën në Sarandë. Qytetari dixhital bën me dije se në port është vendosur një tarifë prej 6 cent për litër nafte që do ta kalojë nga porti, ku këtë tarfikë detyrohen ta paguajnë agjensitë detare.
“Anullojne vizitën në Sarandë mbi 50 jahte, në port për naftën vendosen tarifa shtesë! Pershendetje Dr po ju shkruaj për gjendjen kaotike në portin e Sarandës. Në port është vendosur një tarifë prej 6 cent për litër nafte që do të kalojë nga porta, ku ketë tarifë detyrohen me dhune ta paguajnë agjensite detare!
Deri tani janë njoftuar të paktën 50 anullime të jahteve që do të vizitonin vendin tonë! Në port truproja alabak të ardhur nga Tirana kërcënuan agjentin që kishte jahtin për furnizim dje dhe bllokuan punën për 45 minuta dhe ku klientët që ndodheshin në jaht mbetën të shokuar nga brrutaliteti që treguan”, thuhet në postimin e Berishës.