Kompanitë rritIn rrogat për punëtorët, Qeveria në përkrahje

Kompanitë rritIn rrogat për punëtorët, Qeveria në përkrahje

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut nga dhjetori do të jetë 14 500 denarë. Kjo shumë u përcaktua nga Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat. Kjo do të thotë që paga minimale do të rritet për dy mijë denarë. Sindikatat dhe Odat ekonomike shohin pozitivisht ndaj këtij vendimi dhe besojnë se punëtorët meritojnë një standard jetese më të mirë.

Por Organizata e Punëdhënësve thotë se jo çdo kompani do të jetë në gjendje të paguajë pagën minimale 14 500 denarë. Ata presin mbylljen e disa kompanive më të vogla, konkretisht në industrinë e tekstilit.”Mendoj se tregu do të ketë sukses. Mbylljet eventuale të kompanive më të vogla që punojnë jo direkt me klientë, por përmes dorës së dytë apo të tretë dhe që marrin punë për të absorbuar.

Dhe se ata do të punësohen në ato konfeksione që do të sigurojnë prodhimtari më të madhe, kushte më të mira për punë, respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe do të mund t’i marrin ata persona që mund të mbesin pa punë- deklaroi Angell Dimitrov- kryetar i Organizatës së punëdhënësve. Pushteti vlerëson se paga e rritur minimale nuk do t’i mbyll kompanitë.

Por, sa kompani do të kenë problem për t’i paguar punonjësit, zv/ kryeministri Angjushev nuk dinte saktë të tregojë sepse tha se nuk kanë bërë analizë të tillë dhe se nuk i din matematikat e kompanive. Aktualisht paga minimale është 12.500 denarë, ndërsa kjo garniturë qeveritare dy vjet më parë pagën minimale e riti për 3.500 denarë.

Premtimi parazgjedhor i LSDM-së është se deri në fund të mandatit, paga minimale do të arrijë në 16.000 denarë. Qëndrimi i opozitës është se rritja e pagave minimale është koketim parazgjedhor.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )