Cristiano Ronaldo nuk ndalet, 700 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, 700 gola në karrierë

Nuk kishte dyshime. Cristiano Ronaldo kishte përpara një tjetër rekord të rëndësishëm dhe për këtë pritja nuk zgjati shumë.

Goli ndaj Luksemburgut pak ditë më parë dhe ai ndaj Ukrainës mbrëmjen e djeshme e çuan 5 herë fituesin e Topit të Artë në kuotën e 700 golave në karrierë. Shifra të jashtëzakonshme këto për yllin portugez, i cili edhe pse në moshën 34-vjeçare nuk ka ndërmend të ndalet.

450 gola vijnë nga 9 vitet e kaluara në Spanjë me Realin e Madridit, 118 me Manchester United, 5 gola Ronaldo i ka shënuar me fanelën e Sportingut të Lisbonës, 32 gola në 14 muaj me Juventusin dhe së fundi 95 gola me përfaqësuesen e kthejnë Ronaldon në një makineri të pabesueshme golash.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )