Rriten pagat minimale nga 9000 den në 14.500 den

Rriten pagat minimale nga 9000 den në 14.500 den

Sërish vjen një lajm i madh nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Pas investimeve dhe ndihmës së madhe nga shteti për hapjen e fabrikave në vendet shqiptare, sot Bekteshi ka paraljamëruar se nuk do të ketë pagë më të ulët se 14 mijë e 500 denarë.

“JO pagë më të ulët se 14.500 den. Siç e tham, rritje e konsiderushme e pagës minimale!

Vetëm për dy vite, me ekonomi te qendrushme arritëm në pagë minimale nga 9000 den në 14.500 den.
Nuk do të ndalemi këtu në ambiciet tona për të kriju standard më të mirë jetësor për te gjithë qytetarët e vendit!” ka shkruar Bekteshi.

Ndryshe dje në Manastir ministrat e BDI-së vizituan Muzeun e Alfabetit i cili eshte nënrinovim të përgjithshëm me mjete IPA të Bashkimit Evropian në vlerë prej 240 mij euro.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )