Ministrat e jashtëm të BE-së “JO” për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Han i kërkon falje qytetarëve

Ministrat e jashtëm të BE-së “JO” për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Han i kërkon falje qytetarëve

Ministrat e jashtëm të BE-së nuk kanë arritur që të dakordohen dhe nuk sollën vendim për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë kjo cështje do të kalojë në nivele më të larta, në Këshillin Evropian, që do të duhet të takohet në fund të javës. Eurokomisari për zgjerim Johanes Han u shpreh i dëshpëruar dhe i kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Nuk është moment për krenari, por nuk dua të akuzojë askend. Tani është në radhë Këshilli Evropian. Një numër i madh i vendeve anëtarëve kanë mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian.

Vërtetë më vjen keq për shkak se nuk është momenti për krenari. Cdo shtyerje e mëtejshme do të dëmtojë kredibilitetin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe ambiciet tona për tu bërë fuqi më e fortë globale.

Nuk duhet të befasohemi nëse forca të tjera do të forcojnë ndikimin e tyre atje. Akoma shpresoj se të enjten dhe të premten Këshilli Evropian dhe liderët e vendeve anëtare do të sjellin vendim politik për të rikthyer kredibilitetin tonë në Ballkan. Maqedonia dhe Shqipëria kanë plotësuar detyrat e tyre shtëpiake, kanë bërë reforma të dhimbshme.

Qytetarët kanë dëshira dhe ëndërra, nuk bëhet fjalë për arritjen e kënaqësisë së politikanëve, por duhet të punojmë për njerëzit. I kërkojë falje qytetarëve që nuk arritëm të merremi vesh”, theksoi eurokomisari Han.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )