Ja si e quan mediumi serb Vedat Muriqin
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është vlersuar për paraqitjen e tij edhe nga mediat serbe.
Portali serb “Blic” e ka lavdëruar Muriqin, madje duke e konsideruar edhe si “zot të futbollit në Prishtinë”, përcjell albinfo.ch.
“Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, e këtë e dëshmoi edhe koreografia e veçantë. Ylli i Fenerbahçes është idhull i shumë banorëve të Kosovës dhe nuk është për t’u befasuar mbështetja e shfaqur ndaj tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali serb.
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi një fitore të pastër kundër Malit të Zi (2:0), në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Muriqi ishte njëri prej golashënuesve në këtë ndeshje, e cila po mban gjallë shpresat që Kosova të kualifikohet.