Profesori i njohur Agim Vinca: Dr. Asim Musa është përbuzur nga disa kmplotist

Profesori i njohur Agim Vinca: Dr. Asim Musa është përbuzur nga disa kmplotist

Nga Agim Vinca

Në nëntor të vitit 2017 jam operuar në Qendrën Nefrologjike në Strugë te dr. Asim Musa. Ditën që dola nga spitali piva një kafe me dr. Asimin dhe në shenjë falënderimi desha t’i jap një bakshish të vogël. Bakshish, jo ryshfet, sepse këto dy fjalë kanë dallim të madh ndërmjet. As që deshi të dëgjonte. Kur hipëm në makinë, provova edhe një herë, përsëri e njëjta gjë.

Refuzoi kategorikisht. Që nga takimi i parë që kam pasur me të (në verë të vitit 2017) kam vërejtur tek ai një njeri të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj profesionit të tij.

Në komunikimet që kemi pasur para dhe pas operacionit, duke vërejtur njëfarë angazhimi të tij në jetën politike në vendlindje, e kam këshilluar të mos merrej me politikë, aq më shumë që aderonte në një subjekt që as për së afërmi nuk i ka përmbushur pritjet e elektoratit shqiptar në Maqedoni (të miat jo se jo), por ai nuk më dëgjoi, duke u arsyetuar se në këtë mënyrë, pra duke hyrë në politikë, do të mund të kontribuonte në zhvillimin e shëndetësisë në Strugë dhe më gjerë.

U habita pa masë kur dr. Asim Musa u akuzua për keqpërdorim detyre dhe mitmarrje. Nuk e kam parë emisionin “Fiks fare”, por jam i bindur se dr. Asimi është viktimë e një komploti të kurdisur (nga kush nuk mund ta di), ku emisioni investigativ i Top Channel-it ka bërë avokatin e djallit. Se dr. Asim Musa është njeri i ndershëm, dëshmon edhe dorëheqja e tij nga posti i zëvendës-ministrit të Shëndetësisë menjëherë pas publikimit të “skandalit”.

Si njeri që e njoh drejpërsëdrejti dr. Asim Musën dhe që kam qenë edhe pacient i tij, nuk mund të heshti dhe të mos e shprehi mendimin tim për këtë njeri.

Të tjerat ua lë organeve kompetente të shtetit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )